Dy helikopterë drejt Vlorës, kjo është arsyeja pse thuhet se Edi Rama do të jetë pjesë e finales së “BB VIP”

“Big Brother Vip” është një ndër programet më të ndjekura dhe më të përfolura në Shqipëri.

E teksa ditët kalojnë ndjekësit kanë filluar të aludojnë se kush prej konkurrentëve do të fitojë çmimin e madh.

Megjithatë, lart e poshtë po qarkullon një teori se fituesi i “Big Brother VIP Albania” është përcaktuar që para nisjes së emisionit dhe çmimi do i dorëzohet nga një person i cili askujt nuk i kishte shkuar në mendje.

Ky thashethem ka nisur si pasojë e supozimit të ndjekësve të emisionit që janë prenotuar dy helikopterë për në datë 18 shkurt, ku njeri prej tyre do të shkojë në Vlorë.

“Është kërkuar dikujt që ka agjenci fluturimesh një helikopter për në datë 18 për ta çuar në Vlorë fituesin e BB VIP dhe dyshimet të çojnë që plani dhe skenari i saj nxjerr fitues Donaldin.”- shkruhet nga ndjekësit.

Mirëpo ajo çfarë ka bërë më shumë përshtypje është lajmi se në finale do të jetë i ftuar edhe kryeministri Edi Rama, i cili sipas “Pamfletit” do ti dorëzojë fituesit çmimin e madh prej 100.000 euro

Author: morevesh