Luftoni këto probleme shëndetësore me fruta dhe perime ngjyrë vjollcë

Njerëzit që përqafojnë një stil të shëndetshëm jetese e dinë mjaft mirë se perimet dhe frutat janë burimi më i mirë i vitaminave, mineraleve dhe vlerave të tjera ushqyese.

Këto të fundit na vijnë në shije, forma e ngjyra të ndryshme dhe në këtë artikull do të lexoni të gjitha arsyet përse regjimi juaj ushqimor duhet të përmbajë më shumë fruta apo perime të purpurta.

Fruta-perimet në këto ngjyra përmbajnë luteinë, zeaksantinë, resveratol, Vitaminë C, fibra, flavonoidë dhe kuercetinë, që ndihmojnë në veçanti për retinën e syrit, uljen e nivelit të kolesterolit, forcojnë sistemin imunitar, tretjen, luftojnë inflamacionet, pengojnë zhvillimin e tumoreve, sidomos në traktin e tretjes, si dhe kufizojnë aktivitetin e qelizave kanceroze.

Perimet dhe frutat vjolë janë të pasura në antioksidantë dhe kanë aftësinë të ngadalsojnë procesin e plakjes. Mbani mend se sa më e errët ngjyra e frutit apo primes aq më shumë antioksidantë ka.

Rregullojnë presionin e gjakut
Prezenca e flavonoideve në fruta perimet në këtë ngjyrë rregullon presionin e gjakut duke reduktuar ndjeshëm rrezikun nga sëmundjet kardivaskulare.

Nëse vuani nga infeksionet urinare apo çfarëdolloj problemi me këtë trakt, metodat natyrale për të kuruar këto probleme është përmes një diete ushqimore të pasur me fruta e perime ngjyrë vjollcë.

Author: morevesh