Berisha tregon lëvizjen e radhës: E nisim me Shkodrën të dielën dhe vijojmë me takime në qytete të tjera

I pyetur nëse do të ketë sërish protestë si ajo e 8 Janarit, Sali Berisha fillimisht ftoi demokratët e Shkodrës në takim mesditën e së dielës. Ai po ashtu siguroi se selia blu do t’u rikthehet demokratëve.

“Së pari ftoj demokratët e Shkodrës ditën e dielë në Pallatin e Sportit, në orën 11:00. Revolucioni nuk ndalet. Ju garantoj se selia do i rikthehet PD”.

Më pas ai sqaroi se nuk do të ketë më Foltore, por takime në qytete të ndryshme të vendit.

“Do ketë takime të fuqishme me qytetarët, edhe për përgatitjen e terrenit të protestave të fuqishme. Do ketë pastaj tryeza të rumbullakëta ku do të elaborohen mendime për fusha dhe probleme të ndryshme. Do ketë një veprimtari multidimensionale. Pa asnjëlloj dyshimi selia do i rikthehet PD”.

Author: morevesh