Përplasja me Berishën, Yuri Kim: Mos dëgjoni propaganduesit që dalin në TV, por çfarë thotë Uashingtoni zyrtar

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar pas intervistës së zv.ndihmës sekretarit të Shtetit Gabriel Escobar.

Ajo ka shpërndarë në rrjetet sociale intervistën e tij, ku bëhet i qartë mendimi që ka SHBA për Sali Berishën.

Në postimin e saj, ambasadorja kërkon që shqiptarët ta gjykojnë vetë komentin e zyrtarit të lartë amerikan lidhur me protestën e 8 janarit, por edhe zhvillimet më të fundit në selinë e PD-së.

“Jeni lodhur nga “spin doktorët”(propagandistët e marrëdhënieve me publikun)? Gjykojeni vetë. Ja çfarë tha në të vërtetë zëvendës ndihmës sekretari Escobar.

Ai diskutoi gjithashtu integrimin ekonomik rajonal (përfshirë Ballkanin e Hapur dhe Procesin e Berlinit), Kosovë-Serbi, etj,”-shkruan në postimin e saj ambasadorja Kim, ndërsa ka publikuar dhe liknun e intervistës.

Author: morevesh