Ministria e Mbrojtjes: Nuk raportohet për dëme materiale nga lëkundjet e tërmetit

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me lëkundjet e tërmetit që janë ndjerë në vendin tonë, ku bëhet me dije se nuk raportohet për dëme.

‘Lëkundjet e tërmetit që u ndjenë edhe në vendin tonë e kishin epiqendrën në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, sipas të dhënave paraprake nga IGJEUM, rreth 40 km në Veri-Lindje të Bilishtit me magnitude 5.6 sipas shkallës Rihter. Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 6 ballë sipas shkallës MSK-64.

Edhe pse shumë herët, deri në këto momente nuk raportohen dëme, megjithatë të gjitha strukturat e emergjencave civile janë në gatishmëri të plotë për të evidentuar e me pas reaguar në çdo situate.’- njofton ministria e Mbrojtjes.

Author: morevesh