Rrjeti u bë lëmsh/ Donaldit i çuan parashutë për ditëlindjen e Borës, nuk jua merr mendja kush fshihet nga pas

Ashtu siç është bërë tashmë pjesë e rutinës së banorëve, në shtëpinë e “Big Brother VIP” herë pas here vijnë parashuta me dedikime për banorët.

Ditën e sotme, në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, kanë ardhur tre parashuta. Dy prej tyre kanë qenë për çiftin Einxhel Shkira dhe Dj Dagz, ndërsa ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë parashuta dedikuar Donaldit që shkruante: 9 janar!

9 janari është pikërisht ditëlindja e ish-partneres së tij Bora Zemanit dhe mesa duket fansat kanë dashur t’ia rikujtojnë aktorit të humorit, edhe pse tashmë ai është në një lidhje tjetër me banoren e shtëpisë, këngëtaren Beatrix Ramosaj.

Kjo e fundit, padyshim që nuk ka reaguar mirë pas ardhjes së parashutës, siç duket dhe në mimikat e fytyrës dhe reagimeve të saj.

Ajo ka vendosur që të ndezë një cigare menjëherë.

Ajo që u zbulua më vonë ishte dhe më interesante, pasi personi që çoi parashutën ishte pikërisht vëllai i Donaldit, Romeo, dhe disa miq të tyre.

Kjo shton dhe më shumë zërat, se pas hyrjes së Romeos në shtëpi, pati një krizë mes çiftit Donald-Beatrix.

Author: morevesh