E FUNDIT/ Burri vret gruan me armë zjarri në Vaun e Dejës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Nenshat të Bashkisë Vau Dejes në Shkodër.

Burime bëjnë me dije se burri ka vrarë me kallashnikov ish-bashkëshorten 40 vjeçare, Xhuliana Topalli.

Albeu.com mëson se çifti ka qenë i divorcuar më parë, dhe ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com/

Author: morevesh