Pse e mbështeti lidhjen Donald- Beatrix kur pa përgjigjen e Borës? Sarah shpjegon arsyen

Beatrix, Sarah dhe Einxhel janë bërë pjesë e Big Brother Vip 3 javë pas nisjes së spektaklit, që do të thotë se vajzat e panë dhe jashtë përgjigjen e Borës ndaj Donaldit dhe postimet e saj. Megjithatë Sarah dhe Einxhel e kanë mbështetur lidhjen e Donaldit me Beatrix. Për këtë fakt është pyetur edhe Sarah sot në Big Brother Fun Club.

“Unë e kam parë puthjen e tij me Borën dhe të them të drejtën jam përfshirë shumë. Por, kur hyra brenda pash kimi mes Beatrix dhe Donaldit. Unë e kam parë se si ata e shihnin njëri-tjetrin. Në atë shtëpi mund të dashurohesh me këdo dhe me një pemë. Nuk di çfarë të them. Kjo temë është e ndërlikuar”, tha Sarah, e cila pranoi se mbështet Donaldin dhe mendon se ai është fitues.

Author: morevesh