“Varu teneqet”, Rama: Basha-Berisha, 2 kufoma politike qe fajësojnë njëra-tjetrën se kush është shërbëtori im…

Kryeministri Edi Rama komentoi sërish ngjarjet e fundit në Partinë Demokratike. Këtë herë më i drejtpërdrejtë, Kryeministri thotë se kur shikon dy kufoma politike sesi fajësojnë njëra-tjetrën se kush është shërbëtori tij ka një thirrje për demokratët.

“Kur shoh këto dy kufoma politike që luajnë kështjellash në mes të Tiranës dhe fajësojnë njëra-tjetrën se kush është shërbëtori im, më vjen t’u lëshoj demokratëve një kushtrim të me gjithë zemër: Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz!

Lërini në fatet e parashkruara humbësin kronik të selisë blu dhe personazhin pa seli të listës së zezë, të cilët të kujtojnë të dy fjalët e Xhokerit, “S’kam asgjë për të humbur. Asgjë s’më dhemb dot më. Tashmë jeta ime është thjesht një komedi”! Sa u shkon ai llafi… Varu teneqet!”, shkruajti Rama në një postim në Twitter.b

Author: morevesh