Berisha ‘mbyll sytë’ për dhunën e militantëve të tij: Protesta paqësore, nderim atyre që çan dyert e PD! Protestat do të jenë të pandalshme

Sali Berisha duket se ka vendosur të ‘mbylle sytë” dhe të mos shoh dhunën që u zhvillua gjatë protestës së sotme në selinë e PD. Ai tha se protesta ishte paqësore dhe nderoi personat që çan dyert e blinduara të PD.

“Basha është një aleancë krimi dhe dhune ndaj demokratëve dhe PD me Edi Ramën pengmarrësin e tij. Protesta ishte tërësish paqësore, vetëkuptohet kjo protestë kishte detyrë të hapte dyert e blinduar të mbyllura nga Rama dhe pengun e tij Basha. Nderim të madh të gjithë protestuesve që me guxim vendosmëri dhe gjakftohtësi çanë blindet e Ramës dhe peng Bashën pa gërvishtua qoftë dhe një person të vetëm”, tha Berisha.
Berisha bëri të ditur se protestat do të jenë të pandalshme deri në marrjen e selisë së PD

Sa shumë viktima në protestën e 8 janarit
“Protesta, protesta, protesta, nuk do të ndalemi”, tha ai
Ne përditësim…

Author: morevesh