Gaz Bardhi kërkon mediat në seli, ia ndalon policia

Sekretari i Përgjithshëm i shkarkuar i PD-së Gazment Bardhi ka debatuar me efektivët e policisë duke u kërkuar që të lejojnë gazetarët të hyjnë në selinë e PD-së. Më herët PD-ja njoftoi se kryetari i shkarkuar Basha e priste median në zyrën e tij.

Policia nuk ka pranuar që të lejojë gazetarët me arumentin që selia blu konsiderohet aktualisht një skenë krimi, për shkak të incidenteve të dhunshme të shënuara aty.

“Blutë” kanë kërkuar kohën e nevojshme për kryerjen e procedurave. Efektivët janë shprehur se duhet një konfirmim nga eprorët për të marrë një vendim.

“Ju lutëm të hapni rrugën të futen përfaqësuesit e medias. Nuk marr urdhër nga prokurorja për të futur median në zyrën time. Hapni rrugën për median që të shohin krimin e shëmtuar të kryer nga Sali Berisha, duke rrezikuar jetën e demokratëve”, tha Bardhi.

Author: morevesh