Pak orë para protestës së thirrur nga Sali Berisha, Basha shkon në zyrën e tij

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shkuar në zyrën e tij në selinë blu, pak orë para fillimit të protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, që pritet të nis rreth orës 12:00.

Ndërkohë mësohet se në orën 11:00 Basha ka thirrur në seli Kolegjin e Kryetarëve.

Mbledhja e Kolegjit do të mbahet ndërkohë që jashtë ndërtesës së selisë blu do të vazhdojë grumbullimi i qytetarëve demokratë të cilët synojnë të nxjerrin nga zyra e kryetarit të PD, Lulzim Bashën.

Author: morevesh