EMRAT/ Këta janë 4 të arrestuarit për skandalin e pagave, dy punonjës të AKSHI-t

Zbardhen emrat e katër punonjësve të arrestuar në lidhje me publikimin e të dhënave personale, të pagave të qytetarëve shqiptarë.

Gjatë konferencës së mbajtur në Policinë e Tiranës, kryeprokurorja e kryeqytetit Elisabeta Imeraj deklaroi se dy prej të arrestuarve janë punonjës IT, të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, shkurt AKSHI-t.

Dy të arrestuarit e tjerë janë përmbarues privat, të cilët kanë blerë të dhënat dhe i kanë përdorur për qëllime të tyre.

Dy punonjësit e AKSHI-t të arrestuar janë: Eni Qirjako dhe Andi Agaraj.

Dy përmbaruesit privatë janë: Klodian Sota dhe Endri Ikonomi.

Author: morevesh