Hidhet në erë me lëndë plasëse një makinë në lëvizje në Tiranë, dy të plagosur

TIRANË- Një makinë në lëvizje, është hedhur në erë mëngjesin e sotëm me lëndë plasëse në kryeqytet, e për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. Shpërthimi ka ndodhur gjatë orëve të natës në një mjet të llojit “Mazda”, në zonën e Unazës së Re, afër rrethrrotullimit të Selitës, rreth orës 02:50.

Si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të plagosur dy persona, shoferi dhe pasagjeri, të cilët janë dërguar në spital.
Në përditësim…

Author: morevesh