“E ke mbushur fytyrën”, Bora Zemani i kthehet ndjekëses: Nuk të bën budallaçkë botoxi

Moderatorja e njohur, Bora Zemani, është një ndër emrat më të përfolur kohëve të fundit.

Së fundmi ajo ka treguar me anë të një video në “Instagram” për kujdesin që bën për lëkurën e fytyrës së saj. Por ky postim nuk është pritur mirë nga një ndjekëse e cila e ka akuzuar moderatoren se ka bërë ndërhyrje estetike si “botox” apo “ fillers” në fytyrë.

Bora duke mohuar ndërhyrjet, nuk ka ngurruar ti kthejë përgjigje ndjekëses. “S’kam bërë botox thotë budallaçka. Ti jo vetëm që ke bërë botox por edhe hilauronic e ke mbushur fytyrën gjithandej”- ka komentuar një ndjekëse.

Ndërsa Bora iu përgjigj: Në fakt jo e dashur nuk kam bërë dhe nuk do e kisha problem ta thoja pasi nuk jam kundër. Nuk të bën budallackë botox-i. Ditë të mbarë!

Author: morevesh