Vrasja e Azem Hajdarit, prokuroria kërkon 25 vite burg për Izet Haxhinë

Prokuroria ka kërkuar dënimin me 25 vite burg për ish-truprojën e Sali Berishës, Izet Haxhinë.

Ky i fundit akuzohet për vrasjen e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari i cili u qëllua me armë jashtë godinës së selisë blu, më 12 shtator 1998.

Haxhia është arrestuar nga policia turke në vitin 2006, pasi ishte në listën e të kërkuarve të Interpol Tiranës. Ai kërkoi strehim politik në Turqi, me argumentin se i rrezikohej jeta. Atij nuk iu miratua azili por përfitoi një leje qëndrimi për një kohë të pacaktuar, me kushtin që të mos dilte jashtë Turqisë.

Në vitin 2018 Haxhiaj u ekstradua nga Turqia me dëshirën e vet dhe nisi betejën me drejtësinë shqiptare për një nga ngjarjet më të bujshme, vrasjen e Azem Hajdarit, pasi pretendon se është i pafajshëm dhe u dënua me të padrejtë në mungesë..

Author: morevesh