Einxhel kalon më shumë kohë me Dagz, zgjohen të përqafuar në të njëjtin shtrat

Einxhel dhe Arbri kalojnë po kalojnë më shumë kohë së bashku në shtëpi.

Ata nuk ia kursejnë më puthjet dhe përqafimet njëri-tjetrit. Pas përfundimit të spektaklit të mbrëmshëm, çifti kanë biseduar gjatë mes tyre, ndërsa sot u zgjuan të përqafuar. Megjithatë, Einxhel sërish tenton të ketë distancë dhe siç e pranoi dhe vetë gjatë “Prime-t” të kalojë qëndrojë me të gjithë banorët, për të qenë konkurrentja e fortë që synon gjithnjë. “Ok, dil nga jeta ime. Vazhdo jetën tënde”, i thotë me humor Einxhel artistit, pasi zgjohen.

Po mbrëmë, moderatorja mori një video-mesazh nga motra e Dagz, ku e vlerësonte dhe e përgëzonte për vajzën guximtare dhe të pavarur që ka treguar në “Big Brother VIP”.

Nga ana tjetër, Dj Dagz tha se do të linte shtëpinë, por mesa duket marrëdhënia e mirë që ka me Einxhel e ka bindur të vazhdojë eksperiencën brenda shtëpisë.

Author: morevesh