E FUNDIT/ Ndërron jetë papritur në makinë 27-vjeçarja, policia del me njoftim zyrtar

Gjendet e pajetë një grua 27-vjeçare në ‘Rrugën e Kavajës’ në Tiranë. Ajo ishte duke udhëtuar gjatë kohës që ka ndërruar jetë.

Sipas policisë e reja dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.01.2022, rreth orës 17:25, në rrugën e “Kavajës”, në mjetin që drejtohej nga shtetasi Xh. K, ka ndërruar jetë pasagjerja shtetasja L. R., rreth 27 vjeçe.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Author: morevesh