FOTO nga vendi i ngjarjes/ 1 i vdekur dhe 3 të plagosur nga sherri në “Don Bosko”

Rreth orës 16:20 në një kompleks banimi në Don Bosko, ka ndodhur një konflikt në një lokal.

Gjithçka nisi në një bar kafe, ku u përfshinë në konflikt dy grupe të rinjsh. Në lokal kishte edhe persona të tjerë që janë tronditur nga të shtënat.

Një prej të rinjve ka ndërruar jetë në spital, ndërsa 3 të tjerët po marrin mjekim.

Policia ka ngritur pika kontrolli në disa zona dhe po merr në pyetje dëshmitarët.

Ndërkohë bëhet e ditur se po shoqërohet në polici i gjithë stafi i lokalit si dhe po merren kamerat e sigurisë.

Author: morevesh