Vëllai i deputetes shqiptare djeg shaminë e beqarit, martohet me shokun e tij

Vëllai i deputetes së Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila i “ka dhënë fund beqarisë”. Ylberi është martuar me partnerin e tij, Jonathan Ausman në Kanada, në një ceremoni të vogël familjare.

Në fotot e publikuara nga Jonathan, dyshja duken të lumtur, dhe me familjarët e tyre përreth të cilët ishin të pranishëm në ngjarjen e rëndësishme të çiftit.

Por, ajo që bie në sy nga fotografitë e publikuara është mungesa e deputetes kosovare në këtë ceremoni.

Deputetja Kusari-Lila nuk ka dashur të komentojë për mungesën e saj në ceremoninë martesore.

“Nuk e di për çfarë e keni fjalën”, ka thënë ajo kur është pyetur se pse nuk ka marrë pjesë në dasmën e të vëllait.

Author: morevesh