Qëllohet me armë i riu në Shkodër, kush është 34-vjeçari qe Mali i Zi e kërkonte për vrasje

Një plagosje më armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00, dhe i plagosuri është dërguar në spitalin Rajonal Lezhë dhe më pas është dërguar drejt Tiranës për ndërhyrje më të specializuar.

Ai është identifikuar si shtetasi Vincens Piroli, 34 vjeç, banues në Sanxhak,  Kurbin.

Më datë 03.01.2022, rreth orës 19:00, është dërguar në spitalin Rajonal Lezhë dhe më pas është dërguar drejt Tranë për ndërhyrje më të specializuar, shtetasi V.P, 34 vjeç, banues në Sanxhak,  Kurbin,  i plagosur me armë zjarri,  në rrethana ende të paqarta.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vazhdojnë kontrollet intensive, këqyrjen e kamerave , identifikimin e  personave të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Janë ngritur pika kontrolli  në të gjitha hyrje-dalje të qarkut Lezhë dhe në bashkëpunim me DVP Shkodër punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Nderkohe janë mësuar detaje të reja lidhur me plagosjen e sotme të 34-vjeçarit Vinçens Piroli.

Ky i fundit është shpallur në kërkim ndërkombëtar në tetor të 2021, pasi akuzohej se bashkë me Dorian Lalën kishin vrarë për hakmarrje malazezin, Momçillo Gjurishiç.

Ishte policia malazeze ajo që e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, kur në fakt ndodheshin matanë kufirit.

Gjurishiç u qëllua në Ulqin në lokalin e tij më 4 korrik të 2021, ndërsa pista kryesore është ajo e gjakmarrjes, e cila lidhet me një vrasje në 2017, e cila rëndon mbi djalin e 68-vjeçarit që u dyshohet se u vra nga dy shqiptarët.

Savo Gjurishiç vrau me armë zjarri 53-vjeçarin nga Kosova Beqë Likaj, 53 vjeç. Ndaj për këtë arsye dy shqiptarët në kërkim janë futur ilegalisht në Malin e Zi dhe kanë vrarë 68-vjeçarin në lokalin e tij, e më pas janë kthyer në Shqipëri përmes pikës kufitare Sukobine-Muriqan.

Author: morevesh