DETAJET/ Plagosja në hotel: Plumbi rikoshetë kapi krahun e vajzës, autori i dehur

Plagosja me armë zjarri brenda hotelit në Durrës ka ndodhur aksidentalisht. Mësohet se çifti ishin në një lidhje dashurie.

Fatbardh Doda dhe e dashura e tij mbërritën në hotel në orët e para të mëngjesit.

Nga verifikimet e para që kanë kryer agjentët në vendin e ngjarjes dhe nga deklarimet e marra, mësohet se në dhomë, arma që mbante i riu është shkrepur aksidentalisht.

Pasi ka bërë tre rikoshetë, plumbi e ka kapur vajzën në krah. 23-vjeçarja aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Fatbardh Doda i cili është autori i ngjarjes është shpallur në kërkim nga policia. Raportohet se Doda ka qënë në gjendje të dehur kur është shkrepur arma.

Author: morevesh