I rrezikshëm dhe i paskrupullt’, ja kush është i burgosuri shqiptar i arratisur nga burgu në Itali! Anëtar i bandës që terrorizoi Piemonten

Quhet Kristjan Mehilli 27-vjeçari i burgosur shqiptar që u arratis nga burgu i Vercellit në Itali natën e Vitit të Ri, duke sharruar hekurat e qelisë dhe duke zbritur me çarçafë nga kati i katërt i burgut. Mediat italiane e konsiderojnë në shkrimet e tyre si të rrezikshëm dhe të paskrupullt.

Në maj 2019 ai u arrestua nga karabinierët e Casale Monferrato, së bashku me tre bashkatdhetarë të tjerë. Ai ishte pjesë e bandës që kryente grabitje në vila në zonat Alessandria, Casalese dhe Vercelli.
Kërkimet janë duke u zhvilluar në të gjithë rajonin për orë të tëra, me postblloqe të shumta. Mëhilli vuante dënimin në Vercelli deri në vitin 2029.

Author: morevesh