U shit 13 mijë euro, Preç Zogaj ironizon pikturën e Donaldit: Vizatim i shpërfytyruar, njerëzit po pëlqejnë një çift që bën veç s*ks

Shkrimtari dhe analisti Preç Zogaj thotë se spektaklet në vendin tonë kanë synim që të kenë sa më shumë shikues sepse është biznes. Por sipas tij, kjo po shkon në ekstrem sepse nuk ke frenim etik, pasi njerëzit parapëlqejnë një çifti që bën seks se sa një çift që po puthet.

Në emisionin “Drejt” të Luan Ramës ai komentoi dhe pikturën e Ismail Qemalit, e realizuar nga Donaldi në “BB VIP”, e cila më pas u shit për 13 mijë euro.

“Këto spektaklet kanë synim që të kenë sa më shumë shikues sepse është biznes. Shikueshmëria matet dhe agjencitë kanë një informacion për çdo emision në raport me shikueshmërinë dhe ndajnë reklamat. Në vendin tonë shkohet në ekstrem sepse nuk ke frenim etik. Këto spektakle thërrasin një audiencë që nuk ka qenë e dukshme.

Këto emisione nuk konkurrojnë me letërsinë, sepse nuk i ka pasur këta persona ndonjëherë. Njerëzit parapëlqejnë një çifti që bën seks se sa një çift që po puthet. Ishin disa piktorë shumë të shqetësuar sepse paskan në program një vizatim të shpërfytyruar që kushtonte 13 mijë euro me Ismail Qemalin”, ka thënë ndër të tjera Preç Zogaj.

Author: morevesh