Bes Kallaku i kthehet Ramës: Bubqi nuk shihet natën se s’ka drita, për ujë rroftë pusi Ijes

Vijojnë replikat mes aktorit Bes Kallaku dhe kryeministrit Edi Rama.

Gjithçka ka nisur kur ky i fundit ka postuar në Instagramin e tij një video nga profili i Kallakut, ku shfaqet Bubqi nga hapësira.

Rama “e kritikoi” Besin se Bubqi është ‘citty’ dhe jo ‘country’. Ndërkohë, aktori e ka falenderuar për postimin, por ka theksuar me humor se nuk ka ujë dhe as drita.

“Flm qe mi paske bo repost postimit tim per Bubqin.
Ai eshte fshati me i bukur ne bote diten, se naten nuk shihet pasi ska drita. Uje jo e jo. Rroft pusi Ijes”, komentoi Besi.l.k/abcnews.al

Author: morevesh