FOTO/ Skena “hot” në vaskë, Arjola dhe Monika “çmendin” publikun

BB VIP – Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP” u shtua edhe një ambient i ri. Një suitë relaksuese, ku të ndarë në çifte, banorët mund ta shijojnë për 24 orë.

Të parat që shkuan ishin Arjola dhe Monika, të cilat ditën e sotme kanë bërë shfaqje për publikun. Teksa mbushën me ujë vaskën që ndodhet në suitë dhe ndezën qirinjtë, vajzat kërkuan edhe muzikën e duhur që të zhvisheshin dhe të hynin në vaskë.

Arjola dhe Monika performuan në mënyrë shumë “hot”. Madje nuk mungoi as shampanja, të cilën e hapi Demiri dhe ia hodhi mikes së saj.

Author: morevesh