Skandali me të dhënat, drejtuesi i SPAK, Arben Kraja: Nuk është në kompetencat tona të hetojmë

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja e ka cilësuar si vit të konsolidimit të SPAK, 2021. Në një komunikim me median, Kraja tha se 2022 do të jetë edhe më intensitet më të madh, duke paralajmëruar më shumë rezultate.

“2022 do të jetë një vazhdim me intensitet më të lartë. Shpresojmë që të konsolidojmë përfundimisht BKH dhe pastaj të vazhdojnë me ushtrimin e ndjekjes penale. Rezultate do të jenë në vazhdimësi dhe do të jenë më cilësore”,-deklaroi Kraja.

I pyetur për skandalin e publikimit të të dhënave të qindrave qytetarëve shqiptarë, ai tha se nuk është kompetencë e SPAK. Megjithatë, Kraja nuk përjashton mundësinë e përfshirjes së Prokurorisë së Posaçme nëse hetimet zbulojnë si të implikuar subjekte të kompetencës së tyre.

“SPAK vazhdon në bazë të kompetencave dhe nxjerrja e të dhënave nuk është në kompetencëns tonë. Po hetohet nga prokuroria e Tiarës nëse do të ketë përsëri gjetje të veprave që janë në kompetencën tonë patjetër që do të përfshihemi”,- u shpreh Kraja.

Author: morevesh