Antonela: I kam 100 mijë euro! Në ‘Big Brother’ kam ardhur të njoh veten në të tjera dimensione

Antonela u shpreh se ka lindur provokuese, se Zoti e ka krijuar ashtu dhe se askush nuk mund ta ndryshojë. Ajo gjithashtu tregoi se i ka 100 mijë euro.

Sot në Big Brother u diskutua debati i Antonelës me Big Mamën. Antonela dëgjoi komentin e banorëve, specifikisht të Ilirit, Dagz-it, Sarës dhe Einxhelit që nuk binin dakord me reagimin e Big Mamës, por gjithsesi ata e cilësuan Antonelën si provokative.

Antonela u shpreh se ka lindur provokuese, se Zoti e ka krijuar ashtu dhe se askush nuk mund ta ndryshojë. Ajo gjithashtu tregoi se i ka 100 mijë euro.
“Unë i kam 100 mijë euro, nuk po e them për mburrje. Këtu kam ardhur për eksperiencë, kam ardhur për të njohur Antonelën në dimensione të tjera. Edhe po e njoh realisht. Unë e kam një shtëpi jashtë, nuk kam ardhur të bëj rezidencë këtu.”,- tha ajo duke parë nga Iliri.

Author: morevesh