Monika Kryemadhi: Ilir Meta së shpejti kthehet në krye të LSI-së

Ashtu siç ka paralajmëruar më herët Presidenti i vendit, Ilir Meta, bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi ka njoftuar mbrëmjen e sotme se Ilir Meta së shpejti rikthehet në krye të LSI-së.

E ftuar në A2, Monika Kryemadhi konfirmoi se Ilir Meta do të rikthehet në krye të partisë që krijoi në vitin 2004, pasi u shkëput nga Partia Socialiste.

“Ai që krijoi LSI-në së shpejti rikthehet në partinë që krijoi”, u shpreh Kryemadhi.

Author: morevesh