Skandal! Ministria e Shëndetësisë presion infermierëve: Merrni ID-në e emigrantëve

Kur vendi eshte perfshire nga skandalet e rrjedhjeve te informacionit, ku pak dite me pare u publikuan pagat dhe targat e makinave, Ministria e Shendetesise po kerkon qe te marre edhe ID-ne e emigranteve nepermjet infermiereve.

Burime bejne me dije se drejtoret e DSHP-ve po kerkojne nga infermieret qe te pyesin familjaret se ke kane emigrant jashte shtetit dhe u kane kerkuar te marrin numrat e ID-ve te tyre dhe nese jane vaksinuar.

Një skandal ka ndodhur me të dhënat private të shqiptarëve ku janë publikuar pagat e tyre, krahas së cilës tregohet edhe numri i kartës së identiteti dhe vendi ku ata punojnë. Pagat e mbi 637 mijë punonjësve në sektorin publik dhe atë privat kanë rrjedhur në rrjetet sociale duke bërë që çdokush të ketë akses në të dhënat personale të tyre.

Lista e pagave, një dokument në formatin “excel” është duke qarkulluar në “Whats App” duke përbërë një shkelje flagrante të të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë.

Kjo ka bërë që Prokuroria e Tiranës të nisë menjëherë hetimet për Drejtorinë e Tatimeve nga dyshohet se mund të ketë rrjedhur informacioni. Megjithatë nuk përjashtohet as mundësia që të jetë ndërhyrë nga jashtë në serverat e këtyre dy institucioneve, por që pritet që gjithçka të zbardhet nga hetimet. Në rast se verifikohen ndërhyrje në servera, ato do të sekuestrohen.

Rrjedhja e këtyre të dhënave rrezikojnë dhe vjedhjen e identitetit apo abuzimet në rrjetet financiare apo bankare para keqbërësve dhe hakerave.

Qeveria mohon që ky informacion të ketë dalë nga Ministria e Ekonomisë dhe se dokumenti që ka rrjedhur nuk ka të njëjtën paraqitje me dokumentin zyrtar që disponon kjo ministri, nuk përmban emrin e plotë dhe se është bashkim i disa copave të ndryshme.

Për skandalin me publikimin e pagave reagoi edhe presidenti Ilir Meta dhe Partia Demokratike. Meta e cilësoi publikimin e këtyre të dhënave personale akt kriminal që rrezikon paqen sociale, ndërsa PD ia faturoi qeverisë duke thënë se është pjesë e skemës së patronazhimit.

Author: morevesh