“18 milionë lekë rrogë! E shikoni që nuk ha m… kot”? Rrjedhja e të dhënave, meme online për Baton Haxhiun, zbulohet edhe ‘enigma 240 milionë’ e Ben Blushit

Rrogat e rrjedhura apo të vjedhura nga sistemi i të dhënave personale kanë shkaktuar debate, polemika, po edhe humor.

Në rrjet nuk kanë munguar memet, veçanërisht me persona rrogat e të cilëve janë tejet mbi nivelin në të cilin jetojnë qytetarët normalë në Shqipëri.

Një prej tyre është Baton Haxhiu i ardhur në Tiranë nga Kosova. Shumica e opinionit e njeh nga media dhe ndoshta pak e kanë vrarë mendjen cili është profesioni real i tij.

Ai prezantohet si analist, por edhe si këshilltar i kryeministrit Rama për rajonin. Por në borderotë që janë bërë publike figuron si “drejtor marketingu” pranë një biznesi spitalor dhe rroga e tij është rreth 18 milion lekë në muaj.

Kjo ka shtyrë autorët e memeve të prodhojnë meme:

Skandali i daljes së listë-pagave publike dhe private sapo është pasuar sot nga dalja e thuajse të gjitha të dhënave të tjera personale të shtetasve, ndërkohë që “rrjedhja” vazhdon.

Meme online janë bërë edhe me titra të sajuara televizive. Kjo e fundit për të treguar me humor problemet sociale që ka hapur kjo që ka ndodhur.

Është zbuluar nga mediat online edhe “enigma” e super-rrogës 240 milionë lekë të ish-drejtorit të Top Channel, ish-deputetit të PS, Ben Blushi.

Sipas një burimi brenda këtij kanali:

“Blushit i janë paguar 240 milionë nga TCH në janar si bonus nga të ardhurat e kanalit prej shikimeve në YouTube. Dmth në marrëveshen me YouToube-in drejtori kishte vendosur edhe një bonus për veten”.

Në foton kryesore: Haxhia, Blushi dhe Fevziu për turizëm në Rusi, foto e hedhur nga të cituarit në Facebook. Në rreth, rroga e Haxhies, marrë nga databaza e dalë në qarkullim

Author: morevesh