Saga e vrasjeve vazhdon/ Si po ekzekutohen shokët e Vis MARTINAJ? (Lista)

Tirana u trondit mbrëmjen e djeshme nga një ekzekutim me armë zjarri që u regjistrua në Kodër Kamëz. Can Kariçi 30-vjeç u vra brenda makinës së tij tip “Golf V”. Ngjarja është ende pa autor. Policia gjeti makinën e djegur të autorëve, që paraprakisht mendohet se ishin dy dhe kallashnikovin brenda.

Viktima ishte mik i Ervis Martinaj dhe emri i tij është lakuar disa herë në ngjarje kriminale. Por ky nuk është rasti i parë që ekzekutohen shokët dhe miqtë e Ervis Martinajt, një personazh i njohur. Në total janë 5 njerëzit e Ervis Martinajt që janë ekzekutuar brenda pak viteve.

Vrasja e Erigers Mihasit dhe Armnado Dumanit 

Erigers Mihasi dhe Armando Dumani mbetën të vrarë me armë në nëntor të këtij viti në zonën  e “Astirit” në Tiranë. Emri i tij nuk është i panjohur për Policinë, pasi rezulton i arrestuar në vitin 2019 si një prej personave të dyshuar të grabitjes me armë të banesës së prindërve të Elton Çiçës në Tepelenë. Ndërsa Armando Dumani thjesht ishte në vendin e gabuar, pa precedentë penalë

Vrasja e Santiago Malkos

Santiago Malko u vra në zonën e Porcelanit në gusht të vitit 2019 teksa u qëllua në makinën e tij BMW X5. Santiago Malko ish-punonjës policie kishte qenë më parë i arrestuar. Në lidhje me vrasjen e tij është arrestuar Blendi Teta.

Vrasja e Fabian Gaxhës

Fabian Gaxha u vra në lokalin “Monopol” në ish-Bllok në 4 tetor të vitit 2018 pas një përplasje mes dy grupeve. Gaxha ishte i shoqëruar bashkë me mikun e tij Ervis Martinaj, ku pas një konflikti mes palëve, u vra me armë zjarri nga Mervjol Billo, truproja i Ervin Matës. Të plagosur mbetën edhe Ervis Martinaj si dhe miku i tyre Eljo Hato.

Vrasja e Bujar Likës

Në aksin rrugor Laç-Mamurras afër kryqëzimit të fshatit Gjormë një person qëlloi me armë zjarri. Si pasojë ndërroi jetë në vendngjarje Bujar Lika (Hasani) 37-vjeç, i cili dyshohet se ishte dhe shënjestra e këtij atentati. Pranë trupit të tij u gjet një armë zjarri. Bujar Lika ishte mik i ngushtë i Ervis Martinaj./

Author: morevesh