Vuçiç publikon foto nga darka me Ramën dhe Zaev: “Open Balkan”, iniciativë e jashtëzakonshme

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka postuar në rrjetet sociale një foto nga darka zyrtare në Elbasan me kryeministrat Edi Rama dhe Zoran Zaev.

Përkrah fotos, Vuçiç shkruan se “Open Balkan” është një iniciativë shumë e mirë për qytetarët e të gjitha vendeve të Ballkanit.

“Ne e konsiderojmë “Open Balkan” një iniciativë të jashtëzakonshme, e cila i dedikohet të gjithë njerëzve që jetojnë në çdo fshat dhe qytet.

Gjatë këtij takimi, ne folëm për çështje të rëndësishme, se si të vazhdojmë të zhvillohemi dhe të bashkëpunojmë edhe më fort”, shkruan Vuçiç.

 

Author: morevesh