Pjesëmarrja sipas qarqeve/ Ja sa demokratë votuan deri tani në referendumin për shkarkimin e Bashës

Albana Vokshi në emër të komisionit që merret me organizmin e referendumit për shkarkimin e Luzlim Bashës nga posti i kryetarit të PD-së ka nxjerrë shifrën e pjesëmarrjes së anëtarësisë në këtë votim.

Shifrat janë nxjerrë deri në orën 11:30 dhe sipas saj deri më tani kanë votuar 11680 demokratë.

Ajo i ka renditur shifrat sipas qarqeve, ku numrin më të madh e ka Tirana me mbi 2 mijë anëtarë që kanë votuar deri më tani.

Shifrat sipas qarqeve

Shkodër 1080

Lezhë 11190

Kukës 915

Dibër 548

Durrës 1191

Tiranë 2566

Elbasan 731

Berat 251

Korçë 855

Fier 1535

Gjirokastër 485

Vlorë 423

Në total 11680 demokratë

Author: morevesh