FOTO/ Edi Rama zhvishet “live” në emision: Thuaji pak atyre çunave të sjellin ato dy xhaketat e terrenit

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së moderatorit Arian Çani për të komentuar si analist përplasjen mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës.

Madje, për t’u futur në rol, Rama ka hequr kravatën dhe xhaketën e kostumit, duke e zëvendësuar me një nga xhaketat që ai i quan “të terrenit”.

Ai është zhveshur “live” në emision, teksa xhaketën blu e ka zëvendësuar me një xhaketë vishnje.

“Thuaji pak atyre çunave të sjellin ato dy xhaketat e terrenit. Unë si analist mund të jem më mirë se ata që ke ti”, u shpreh Rama përpara se t’i vinin xhaketat.

Screenshot 7 24
Screenshot 8 30

Author: morevesh