Rrëfim bom.bë në shtëpinë e ‘BBV’: Shoku im vdi.q në liqen, ndërsa mua më rikthyen në jetë me elektroshok

Këngëtarja nga Tetova, Big Mama ka ndarë sot me banorët e Big Brother Albania një pjesë shumë të hidhur nga jeta e saj. Në diskutim e sipër, Big Mama iu tregoi banorëve të shtëpisë se ishte mbytur në liqenin e Strugës, së bashku me një mik të saj.

Big Mama: Ju e dini se unë jam mbytur me shokun. Shoku im ka ndërruar jetë ndërsa mua më kanë kthyer me elektroshok. Ndoshta ka 9 vite në liqenin e Strugës. Më fobi se unë nuk e ka njeri, ta shohësh vde.kjen me sy, se ai nuk ka ditur not. Ai është shok.

“Shokut tim”, ka qenë projekti muzikor që këngëtarja i ka dedikuar mikut të saj. Kënga e Big Mamës është publikuar në platforma sociale vite më parë e cila edhe ishte pëlqyer nga publiku shqiptarë në atë kohë.

“Ty të morën ëngjujt se të deshën ma shumë se unë. Më mungon shumë mua, a thu vallë të mungoi dhe unë”, thotë Big Mama në këngën dedikuar mikut të saj.

Para 11 vitesh, këngëtarja Besiana Kasami e njohur si “Big Mama” ka qenë konkurrente e reality-shoë të mbajtur në Kosovë “VIP Shpija”, format ky i ngjashëm me atë të cilin po mbahet tani në Shqipëri. “Big Mama” gjatë qëndrimit në shtëpi kishte pasur zënka të ashpra me këngëtaren nga Shqipëria, Rrezarta Shkurta.

Në videon e cila gjendet akoma në platformën “Youtube”, dëgjohet teksa ajo përdor shprehje fyese kundër Rrezartës, teksa banorët tjerë kishin tentuar t’i qetësojnë dy këngëtaret duke mos i lënë të degradoi më shumë situata, shkruan Gazeta Express.

Author: admin