“Nuk isha në dijeni të urdhër arrestit”, Noizy sqaron arsyen e ndalimit nga policia në Kosovë

Noizy ka reaguar për herë të parë pas arrestimit në Kosovë. Nëpërmjet një postimi në Instagram, reperi i famshëm sqaron se nuk ishte në dijeni se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arrest lidhur me ngjarjen e ndodhur pranë një hoteli në Prishtinë.

“Respekte për policinë e Kosovës por sistemi është m*t. Fakti që diksuh vendos të nxjerrë një flet arrest pa të lajmëruar sikur të paktën një herë, ndaç me telefonatë, ndaç me postë, ndaç me email të lënë të kuptosh se mbi policinë janë disa idiota që e komandojnë atë. Më e forta është se më thanë e kemi lajëmruar një shokun tonë që e njeh një shokun tënd për këtë rast. Sepse ty nuk mund të të gjenim kontakt..vërtet është kaq e vështirë.

Nejse. Bëhet fjalë për incidentin që ka ndodhur në Swiss Diamond në Prishtinë me 13 Shtator 2016. Dhe spas tyre paskam një gjobë për të paguar dhe janë kujtuar pas 6 vitesh. Por kanë harruar të më kontaktojnë dhe kanë vendosur të nxjerrin fletë arrest. Edhe njëherë respekte për policinë e Kosovës për sjelljen njerëzore.”, tha Noizy.

 

Author: morevesh