Ja shifra e majme që pagoi Noizy për të dal nga burgu

Reperi i famshëm, Rigels Rajku, i njohur si Noizy, është liruar sot nga qendra e paraburgimit në Prishtinë.

Lajmin e kanë konfirmuar burime për Ekspres brenda Policisë, të cilët bëjnë me dije se reperi është liruar pasi ka paguar 2000 euro gjobë.

Sipas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Noizy ishte i detyruar të mbante 100 ditë burgim ose të paguante gjobë prej 2000 eurosh. Reperi zgjodhi opsionin e fundit.

Noizy u shoqërua mbrëmjen e së mërkurës nga Policia e Kosovës në pikën kufitare në Vërmicë dhe kaloi natën në Qendrën e paraburgimit në Prishtinë.

Author: morevesh