LAJMI I FUNDIT/ Arrestohet Noizy

Është arrestuar së fundmi reperi Rigels Rajku, i njohur si Noizy. Ai është arrestuar në Kosovë.

“Mbrëmë në pikën kufitare, në Vermicë nga policia është ndaluar një person, i cili është shoqëruar në stacionin policor Qendra në Prishtinë. Ndaj tij ka qenë aktive një urdhëresë të gjykatës. Zyrtarët policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejn veprimet e nevojshme procedurale”, tha zëdhënësja e rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti për Express.

Author: admin