Surpriza e madhe per Donaldin sonte ! Ish-Shoqja e ngushte do te futet sonte ne BBV. A do ti flasi ajo per Boren ?

Përmes një postimi në Instagram,  Semi Jaupaj ka njoftuar se sonte do marr pjesë në transmetimin live te Big Brother. Ajo ndau një fotografi në storien e saj në Instagram dhe shkroi: “Shihemi sonte”. Kujtojmë se, javë më parë Semi ishte e ftuar në studio e cila nuk mund ta përballonte afrimitetin e Donaldit me Beatrix dhe kështu iku nga studio.

Ajo që nuk dihet ende është nëse do të ketë ndonjë përballje mes Semit dhe Donaldit, të cilët kanë pasur një shoqëri shumë të ngushtë që nga dita e parë kur hynë në ‘BBV’, por gjithçka ndryshoi në momentin kur Donaldi shprehu publikisht pelqimin e tij për Beatrixën.

Semi, e cila ishte shoqja më e ngushtë e Donaldit brenda në shtëpi – është lënduar pafund nga ai, aq sa e ka hequr edhe nga profili i saj në Instagram duke e bërë ‘unfollow’. Semi ishte një nga fanset më të zjarrta të dashurisë së tij dhe mikeshës së saj të ngushtë, Bora Zemanit.

Në të njejtën mënyrë ka vepruar edhe Donaldi, pasi as ai nuk e ndjek më Semin në Instagram. Folloë’in asaj ia ka hequr vëllai i tij, Romeo, i cili ia menaxhon llogarinë që nga hyrja e tij në Big Brother VIP.  Pak ditë më parë, semi bëri një premti publik për fansat e saj.

“Ju premtoj që do të këndoj më shumë për ju djema. Vetëm se kam nevojë për pak kohë. Ndërkohë, mund të dëgjoni këtë cover që kam bërë gjatë karantinës. (Kam pasur një periudhë shumë të vështirë emocionale dhe jam akoma duke e marrë veten nga kjo gjë). Ju dua Tinkërbells-at e mi,”- shkruan Semi në story në profilin e saj në Instagram.

Para disa ditësh, Antonela e ka pyetur Donaldin sesi ndihet pa Semin brenda shtëpisë. “Edhe keq edhe mire. Më vjen keq se e di sa e donte këtë gjë”, është shprehur Donaldi. Antonela ka vazhduar ta pyes se për çfarë ndihet mirë dhe ai ka shtuar sepse nëse do të ishte brenda shtëpisë do të ndihej shumë në siklet.

Author: admin