E dini se kush do të hyjë sonte në ‘BBV’? Të gjithë futbollistët e klubit të madh shqiptar

Një surprizë pritet të ndodh mbrëmjen e sotme në shtëpinë e famshme për një nga banorët. Sonte në natën 71-të në shtëpi, do të hyjnë futbollistët e klubit të Vllaznisë të cilët do të befasojnë Meridian Ramçajnë, pasi ky i fundit punon në klubin Shkodran dhe është tifoz i hershëm i Vllaznisë.

Meridianit i është besuar posti i marketingut në klub nga presidenti Alban Xhaferri, teksa disa lojtar të klubit të zemrës do ta takojnë atë. Gjatë spektaklit të pak netëve më parë, Meridiani kishte kërkuar të dinte në cilin vend në renditje ishte skuadra shkodrane dhe Arbana e informoi shkurt se ndodhet në vendin e tretë.

Mbetet për t’u parë sonte, nëse futbollistët do të lejohen që t’i japin më shumë informacione. Kujtojmë që gjatë spektaklit të së premtes të ftuar ishin Ylli Limani dhe Ledri Vula ata që surprizuan banorët dhe dhuruan një performancë për publikun.

Sot na pret një mbrëmje me plot emocione në spektaklin e radhës në ‘BBV’. Përveç debaateve të zakonshme, largimit të njëri banor nga shtëpia, nominimeve, do ketë edhe një surprizë për njërin nga banorët, që do të emocionojë atë dhe gjithë publikun.

Sot është gjithashtu radha e Beniadës të surprizohet, modelja që ka hyrë që ditën e parë të ‘BBV’ dhe deri më sot s’ka marrë asnjë surprizë nga familja e saj. Ajo ka deklaruar që edhe kur është jashtë, kalon pak kohë me ta për shkak të angazhimeve të punës, pasi Beni është një modele shumë e njohur dhe me eksperiencë në Itali.

Nga burimet tona mësohet se sot do vijë vëllai i saj, me të cilin ka kohë pa kontaktuar. Pjesa tjetër si do organizohet surpriza nga stafi i ‘BBV’ nuk dihet ende. Ajo që dihet me siguri është që sot do të derdhim lot nga takimi emocionues mes Beniadës dhe familjarëve të saj.

Author: morevesh