Kush do largohet sot nga ‘BBV’? Mos prisni kot deri në darkë, Antonela dhe Donaldi e tregojnë që tani

Në një bisedë me Antonelën edhe Donaldin, Einxhel i drejton një pytje Donaldit se cili sipas tij është banori që do të largohet mbrëmjen e sotme nga shtëpia. “Kush mendon që del sot?”,-e pyeti ajo. “Claudio mendoj që do të dali”,-u përgjigj Donadli.

“100 përqind e mendon?”-e pyeti ajo. “Të them të vërtëtën po”,-tha Donaldi. “Edhe unë kështu mendoj,nuk është Claudio për këtu”,-tha Antonela. Kujtojmë se Claudio ndodhet prej pak kohësh në big Brother Vip, por duket se banorët mendojnë se ai e ka të vështirë të përshtatet në një realitet të tillë.

Ne anen tjeter, banorët e shtëpisë në Big Brother VIP janë pothuajse të gjithë kundër Ilirit, pasi kanë parë që ai është zgjdhur i preferuai i publikut. Ka qenë Donaldi, ai që ka mbledhur 7 banorë të shtëpisë dhe u ka thënë se vetëm ai e ka kuptuar çfarë do Iliri.

Ky i fundit, u ka kërkuar banorëve të shtëpisë që të flenë herët ose të paktën mos t’i prishin gjumin, por kjo nuk është pritur aspak me respekt nga pjesa tjetër e banorëve si DJ DAGZ, DJ PM, Einxhel, Sara, Antonela, Donald dhe Beatrix.

Donaldi i ka thënë: O zëmra, o zëmra, problem është kur nuk e kupton çfarë do tjetri, thuaj o gjigand, ashtu është. Tma thotë mua unë i them, dua ta bëj.

Nderkohe, Arjola Demiri dhe Donald Veshaj gjatë këtyre ditëve kanë qenë ndër banorët më të komentuar brenda shtëpisë. Debatet mes tyre nisën kur aktori nga Vlora i tha Arjolës se po qëndron pas hijes së Ilirit. Edhe pse të dy kanë deklaruar se nuk do i flasin më njëri-tjetrit, ata ditën e sotme u përfshinë sërish në një debat.

Author: morevesh