Shpenzoi 15 mijë Dollarë për injeksione, tani kërkon bukuri “natyrale”

Një modele në Nju Jork e cila ka shpenzuar mbi 15.000 Dollarë duke injektuar mbushës në fytyrë thotë se tani dëshiron t’i heqë pasi ka harruar si duket pa to.

21-vjeçarja Candice Kloss, dëshironte  të dukej si një kukull kur nisi të kryente injeksionet dhe thotë se nuk pendohet, por kërkon ta zhbëjë “veprën” e saj. Modelja u pasionua pas procedurave kozmetike dy vite më parë. Që atëherë ajo ka shpenzuar shuma të konsiderueshme për të arritur një pamje “false”, por tani dëshiron një “normale”.

Në Shtator hoqa të gjithë mbushësit që kisha në buzë, mollëza dhe nofull. Kuptova se nuk po e theksonte bukurinë time, por po më bënte të dukesha më e madhe në moshë. Shumë vajza kryejnë injeksione për t’u dukur më të reja, por nuk e kupton kur e ke tepruar. Kisha harruar si dukej fytyra ime pa mbushës”, tha Candice.

Ndonëse familja e saj është mësuar me pamjen “Barbie”, e reja shprehet se për ta vendimi i saj ishte i habitshëm, por e kanë mbështetur. Pamja e saj si kukulla e famshme do të vazhdojë të jetë pjesë e jetës së saj të përditshme, por vetëm me anë të grimit, për të cilin Candice thotë se duket shumë më mirë tani që ka hequr injeksionet./tvklan.al

Author: morevesh