Beatrix tregon mes lotësh pse u lidh me Donaldin: Kam shumë vite pa pasur dikë afër

Lidhja e Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshja në Big Brother VIP ka bërë bujë të madhe dhe raporti i tyre po vazhdon të komentohet. Kjo edhe për faktin që aktori konsiderohej se kishte lënë jashtë shtëpisë një histori tjetër dashurie me prezantuesen, Bora Zemani.

Madje Bora dhe Donaldi realizuan një takim romatik në javët e para të spektaklit që mendohej si një ribashkim mes tyre. Por, gjërat ndryshuan kur ai filloi të shihej i afërt me Beatrix dhe dyshja prej javësh po shijojnë një romancë, për të cilën së fundmi ka folur edhe vet këngëtarja.

Gjatë një diskutimi me banorët, Beatrix shihet e përlot teksa flet për Donaldin, duke thënë se ka vite që nuk ka qenë në lidhje. “Po më vjen keq se është gjithçka në jetë për mu, se kam shumë vite pa pasur dikë afër në krah, dhe ndodhi në Big Brother, a me u çmend,  jam në siklet”, ka thënë Beatrix e prekur emocionalisht.

Ndryshe, kujtojmë që të premten nga vota e publikut u eliminua Sabiani, pas më shumë se 60 ditësh qëndrim në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ndërsa për të martën janë në nominim 4 banorë, Arjola, Einxhel, Ilir dhe Klaudio.

Disa nga banorët kanë qëndruar së bashku në oborr pas përfundimit të spektaklit te premtes, teksa kanë diskutuar për Beatrix. Këtë debat fillimisht e nisi Arjola, e cila tha se fillimisht ka patur mendimi pozitiv për Beatrix. ‘’Beatrixën kurrë nuk e kam parë të pambajtur në shtëpi, por reagimi im nuk ishte në atë kuptim. Ajo u ofendua sepse erdhi dhe më pyeti: A vetëm lyhem gjithë ditën unë?”, tha aktorja.

Më pas reagoi edhe Big Mama e acaruar me sjelljen e saj në shtëpi. “Beatrix vetëm lyhet dhe të puthet me Donaldin. Asgjë tjetër nuk kam parë nga ajo”, ka thënë Big Mama. Kujtojmë që mbrëmë është larguar Sabiani, i cili ishte pjesë e BBV nga fillimi i spektaklit. Banorët janë në garë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Author: morevesh