Beatrix-Donald-Bora përfaqësojnë më së miri shenjat e tyre të horoskopit

Bazuar në situatat që kanë ndodhur me treshen e shumëkomentuar Beatrix-Donald-Bora, le të analizojmë këta tre personazhe bazuar në shenjat e tyre të horoskopit që janë Virgjëresha-Donaldi, Bricjapi-Bora dhe Binjakët-Beatrix.

Virgjëreshët njihen si persona që i analizojnë situatat në detaje dhe në fakt Donaldi e pranoi mbrëmë se e ka menduar gjatë situatën para se të arrinte të përfshihej në një histori dashurie me Beatrixën. Në dashuri Virgjëreshët jepen plotësisht, por nuk harrojnë edhe të bëjnë disa llogari të vogla prandaj nuk mund të themi se Donaldi e harroi Borën dhe nisi raportin me Trixën, pa e menduar fare. Ai e tha qartë se pasi kishte pritur një shenjë nga Bora e nuk e mori, vendosi të ndiqte ndjenjat e tij. Virgjëreshët e kanë shumë të vështirë të flasin për ndjenjat e tyre dhe sikleti që Donald kishte gjithë kohës në dhomën e rrëfimit u përcoll dhe në ekran.

Beatrix nga ana tjetër është Binjak, një shenjë ajri që nuk i analizon situatat në detaje, ashtu si dhe Trixa që nisi raportin me Donaldin pa e menduar gjatë. Binjakët e lënë veten të lirë, dashuria për ta nuk ka ekuacione, as intriga dhe nuk janë aspak toksike në një marrëdhënie. Prandaj ky nuk është rasti për të gjykuar një vajzë Binjak që thjesht ia lëshoi veten emocioneve të dashurisë.

Heshtja e saj e vërtetoi më së miri që Bora është një Bricjap. Bricjapët nuk duan drama, as show dhe si shenjë toke janë shumë realistë. Bora ka pranuar faktin që Donaldi ka njohur dikë tjetër dhe as nuk ka bërë postime zhgënjyese në rrjete sociale, as nuk pranoi ftesën e “Big Brother” mbrëmjen e djeshme për ta zgjatur më shumë këtë histori, por thjesht po vazhdon jetën. Ashtu si një Bricjap stoik që kurrë nuk ndodh të përulen para situatave, por vazhdojnë përpara.

Author: morevesh