Po bëjnë namin, me banorët e BBV po ndodh çudia në profilet e tyre në Instagram

Banorët të cilët kanë hyrë në Big Brother, duket që janë duke pas përfitime të shumta. Ata përveç që janë në garë për çmimin prej 100 mijë euro, banorët e Big Brother VIP, po ia shohin hairin këtij emisioni edhe nëpër rrjetet sociale.Kjo pasi që  nga hyrja e tyre në shtëpi, atyre u janë shtuar me mijëra ndjekës në Instagram për shkak të aktivitetit të tyre në shtëpi.

Një prej banorëve më të komentuar, Donald Veshajt, i janë shtuar mbi 100 mijë ndjekës. Ditën kur hyri në shtëpi, ai kishte rreth 79 mijë ndjekës, kurse sot ka 180 mijë. E gjithë kjo duket që ka ardhur për shkak të trekëndëshit të formuar me Beatrixin dhe Borën.

Që ndjekëshit do t’i rritën ka qenë e ditur pasi Donaldi disa herë është zgjedhur si i preferuari i publikut. Blogeres, Sarah Berisha i janë shtuar rreth 35 mijë followers. Ditën kur hyri kishte 78 mijë ndjekës, tani ka 113 mijë. Kjo pasi ajo njihet për dinamiken e saj në lidhje me DJ PM.

Këta të fundit kanë shkëmbyer disa puthje brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Pas nuk ka mbetur edhe Fifi e cila tashmë është larguar nga shtëpia më e famshme. Prej 661 mijë followers sa kishte, tani ka 690 mijë. Ndërsa një rritje e dukshme është vërejtur edhe te aktorja nga Tropoja, Arjola Demirit të cilës i janë shtuar rreth 30 mijë ndjekës. Nga 228 mijë sa kishte kur hyri, tash ka 257 mijë.

A keni menduar ndonjëherë se si binden VIP-at për të marrë pjesë në Big Brother? Cili është argumenti i Top Channel, fama, marketingu, çmimi i madh apo…. paga e tyre javore? Nëse nuk e kishit menduar vetë më përpara, merreni vesh sot. Yjet që janë futur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri paguhen për çdo javë që kalojnë brenda saj. Paga javore është 1500 euro.

Jo keq, apo jo? Me këtë shifër, nëse e mban lojën për të paktën një muaj, kthehesh në shtëpi me 6000 euro. Thënë ndryshe, një muaj aktivizim 20 metra larg zyrave të Topit vlen sa rroga vjetore e një shqiptari mesatar. Llogariteni vetë se sa kanë fituar deri tani personazhe si Ilir Shaqiri, Donald Veshaj dhe Arjola Demiri, që kanë mbi dy muaj në Big Brother VIP. Sikur të mos mjaftonte çmimi i madh prej 100 mijë eurosh, ata paguhen për çdo javë qëndrimi, bashkë me banorët e tjerë.

Author: morevesh