Alban Ramosaj flet për komentet ndaj Beatrix dhe raportin me Donaldin: ‘E vërteta gjithmonë del’

Alban Ramosaj, vëllai i Beatrix Ramosaj, foli së fundmi për hyrjen e Beatrix në “Big Brother VIP”, komentet e njerëzve dhe raportin e saj me Donaldin.

Në një intervistë për “Pardon My French” në Top Albania Radio, Albani u shpreh se Beatrix është një person pa djallëzi dhe “jeton poetikisht dhe dëshiron të krijojë momente”.

“Kisha mendime të ndryshme, por në fund thashë, pse jo?! Unë e njoh më mirë se kushdo Trixën, është njeriu më pozitiv dhe i sjellshëm. Ajo ka atribute që shumë femra duhet ta marrin shembull, pavarësisht se këto kohë është interpretuar ndryshe. Trixa është futur me një qëllim, të krijojë kujtime të bukura, të jetojë siç ka qejf, pa asnjë djallëzi. Është një njeri që jeton poetikisht dhe dëshiron të krijojë momente.”

Në lidhje me komentet e njerëzve – ku në një pjesë të konsiderueshme Beatrix kritikohet ose ironizohet sepse sipas disa njerëzve hyri në raportin Donald-Bora – Albani u shpreh se “e vërteta gjithmonë del”.

“Ka qenë pak shqetësuese, por kur rri mendoj, kuptoj që nuk kanë idenë çfarë po flasin. Nuk na prek sepse ne e dimë se kush është Beatrix, e vërteta gjithmonë del. Nuk kemi asnjë lloj shqetësimi, shqetësimi i vetëm është që më ka marrë malli. Unë jam shumë i lumtur. Ajo gjithmonë ka patur problem të gjejë dikë që ta dashurojë dhe ta dojë. Është shumë e mirë pa pikë djallëzie. Ajo, motra ime, jeton nëpër filma, dashuron pa kushte. Lum ai që do mund ta bëjë për vete. Donaldin nuk e kam takuar asnjëherë, as nuk kam shkëmbyer asnjë fjalë të vetme me të.”

Në një intervistë të pak ditëve më parë, Alberije Hadërgjonaj, tezja e Beatrix, tha se mendon që produksioni po i shfrytëzon për shikueshmëri.

Author: morevesh