Mes rrëmujës në rrjet, Bora Zemani kalon mbrëmjen buzë detit dhe krah Semit

Teksa publiku komenton marrëdhënien e re që Donaldi ka nisur në shtëpinë e “Big Brother VIP” me Beatrix dhe mënyrën si hodhi pas krahëve lidhje me moderatoren Bora Zemani, kjo e fundit na ka dhuruar disa momente të tjera në rrjetet e saj sociale.

Moderatorja po kalon mbrëmjen me miken e saj të ngushtë, këngëtaren Semi Jaupaj.

Buzë detit dhe me zjarrin pranë, ato kanë shkrepur disa fotografi, dhe i kanë treguar fansave edhe njëherë se miqësinë e tyre nuk e dëmton dot askush.

“Me një beb të vockël fare”, shkruan Bora krahas fotove. Të dyja artistët na dhuruan emocione të bukura, kur Semi ishte banore e shtëpisë më të famshme në shtëpi dhe Bora hyri për ta surprizuar dhe për t’i ofruar mbështetje.

 

Author: admin