Dora e njeriut në Mars? Imazhet e Preserverance të NASA-s nxisin teoritë konspirative

Imazhet e fundit të sjella nga roboti Preserverance i NASA-s në sipërfaqen e Marsit janë më shumë se intriguese.

Në njërën prej këtyre pamjeve nga një shkëmb marsian duket sikur dikush ka vënë dorë. Pamja tregon një ngjashmëri të çuditshme me një kapak pusete, apo hyrjeje të një tuneli dhe ajo ka nxitur teoritë konspirative në rrjet.

Shumë komentues kanë thënë se është dëshmia më e fortë se Marsi ka qenë dikur i banuar dhe “kapaku” është shenjë e qytetërimit të dikurshëm, që ka lulëzuar atje.

Teoritë u nxitën edhe më shumë nga komenti misterioz i NASA-s, që në llogaritë e saj në rrjetet sociale thotë se “pamja është si asnjëherë tjetër më parë”.

Author: admin