Beatrix sfidon Bora Zemanin: ‘Mund të ta marr burrin nëse dua’. Shpërthen rrjeti

Prej disa ditësh rrjeti ka shpërthyer në komente në lidhje me çiftin e ri Beatrix Ramosaj, dhe Donald Veshaj.

Tashmë është krijuar trekëndëshi më i përfolur në media rozë në mes moderatores, Bora Zemanit – Donaldit – Beatrixit, e që ndjekësit e këtyre tre personazheve kanë nisur të publikojnë gjëra nga e kaluara para se të hynte këngëtarja kosovare në shtëpi.

Para disa ditësh u shpërnda një koment i bërë në fotografinë e Borës me Donaldin, të cilin e kishte shkruar Beatrix para se të hynte në shtëpi, por që mbrëmë ai koment nuk gjendej më.

Më vonë, një video e publikuar nga Beatrix Ramosaj në rrjetin social “TikTok” u bë virale pasi në atë video ishte këngë “Take your man”.

Në të cilën ajo kërcen gjatë momentin që këndohet: “Unë mund ta marr burrin nëse dua”, e këtë video ndjekësin e kanë shperndarë duke etiketuar ish të dashurën e Donaldit, Borën.

Author: admin